Nëse dëshironi të na tregoni diçka, ju lutem klikoni këtu:

Na trego!

 

Nëse e keni tashmë një kuti postare, ju lutem identifikohuni këtu:

Kutia ime postare

Le t’i mbajmë fëmijët të sigurtë!

SOS Fshatrat e Fëmijëve kujdeset për ty, nëse jeton në SOS Fshat, apo diku tjetër. Kjo mund të përfshijë gjithashtu mbështetjen tënde edukative në shkollë, trajnime profesionale ose trajtime mjekësore.

Ndonjëherë, njerëzit mund t’i lëndojnë fëmijët pdashje, ose qëllimisht dhe me vetëdije të plotë. Ndaj, nëse dëshmon ose përjeton nga ndonjë bashkëpunëtor i SOS-it, ose ndonjë person tjetër:

· që të rreh ty ose ndonjë fëmijë apo të ri tjetër, si formë ndëshkimi;

· që nuk të ofron trajtimin e nevojshëm shëndetësor ty, ose ndonjë fëmije apo të riu tjetër të sëmurë;

· që abuzon me ty, ose me ndonjë fëmijë apo të ri tjetër për të përmbushur kënaqësitë e tij/saj seksuale. Kjo mund të përfshijë edhe kryerjen apo shfaqjen e fotografive të ndyra.

· që të neglizhon ty ose ndonjë të fëmijë apo të ri tjetër, duke mos ju ofruar ushqim të mjaftueshëm dhe veshje të pastra.

Kurdoherë që dëshmon apo përjeton diçka të tillë, gjëja e duhur për të bërë është të informosh një bashkëpunëtor të SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, tek i cili. e/cila ke besim. Nëse, për ndonjë arsye të përcaktuar, nuk dëshiron ta bësh këtë, atëherë mund të na informosh në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes këtij kanali. Ne jemi një skuadër e vogël të rriturish në Zyrën Nacionale dhe ne do të t’përgjigjemi. Mund të na tregosh çdo shqetësim tëndin duke klikuar butonin “Na Trego” në të majtë. Më pas, ne do të të bëjmë disa pyetje të thjeshta që të na përshkruash atë që di.

· Nuk keni përse të na tregoni emrin, nëse nuk dëshironi;

· Mos u shqetëso – gjërat që do na thuash do të lexohen vetëm nga ne në Zyrën Nacionale, askush tjetër nuk ka akses në këtë kuti postare elektronike.

Ke pyetje të tjera? Kliko mbi dy pyetjet majtas, ku shpjegojmë gjithçka që duhet të dish

 

Edhe diçka tjetër… Ndonjëherë, njerëzit nuk tregohen të ndershëm dhe përpiqen të përfitojnë nga mbështetja e SOS-it, e cila nuk është e destinuar për ta. Nëse mendoni se po ndodh diçka e tillë në Shqipëri, klikoni këtu dhe na tregon

Ekipi Juaj i Kujdesit dhe Mbrojtjes së Fëmijëve

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

A ka ndonjë gjë shqetësuese që dëshiron të na tregosh, p.sh. për situatën e një fëmije apo të riu? Ne, Ekipi i Kujdesit dhe Mbrojtjes së Fëmijëve në Zyrën Nacionale, jemi këtu për të ndjekur shqetësimet e tua dhe do ta bëjmë këtë në konfidencialitet të plotë.

Nëse dëshiron të na dërgosh një mesazh, kliko butonin “Na trego!” majtas. Nuk ke pse të na tregosh emrin tënd për të dërguar një mesazh.

    1. Në faqen e parë, shënoni kutinë për të rënë dakord që Fshati SOS mund të ruajë informacionet tuaja (për shembull emrin ose moshën tuaj), nëse vendosni ta ndani këtë informacion me ne në mesazhin tuaj. Në vijim, ne ju pyesim atë që e quajmë një “pyetje sigurie: Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, enter the characters që shfaqen në ekranin tuaj.
    2. Në faqen e dytë, klikoni butonin “Vijo”..
    3. Në faqen e tretë, ju mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur. Ne gjithashtu do t’ju bëjmë disa pyetje për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë. Klikoni butonin “Dërgo” për të na dërguar mesazhin tuaj.
    4. Në faqen e katërt, do të shihni një numër, i cili konfirmon që na keni dërguar mesazhin tuaj.

Në fund, ju lutemi konfiguroni kutinë tuaj postare online. Kjo kuti postare do të na lejojë të komunikojmë me ju. Në këtë kuti postare mund të lexoni përgjigjen tonë për mesazhin tuaj dhe të na dërgoni mesazhe të tjera, nëse dëshironi.

Hapja e kutisë postare online është e lehtë: Thjesht duhet të zgjidhni një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim. Ju gjithashtu mund të zgjidhni një emër imagjinar (jo emrin tuaj të vërtetë) si përshembull “DonaldDuck”, nëse nuk dëshironi që ne të dimë se kush jeni. Nëse dëshironi të kontrolloni nëse ju kemi dërguar një mesazh në kutinë tuaj postare online, klikoni butonin “Kutia ime postare” majtas.

Jo, ju nuk keni pse të na tregoni emrin tuaj për të na dërguar një mesazh. Ju gjithashtu mund të konfiguroni kutinë tuaj postare online pa na treguar kush jeni.

Njoftim ligjor mbi mbrojtjen e të dhënave

 

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri – Ekipi i Kujdesit dhe Mbrojtjes së Fëmijëve,

Rruga “Qemal Stafa”, P. 1, Ap 15, 1001 Tiranë , Shqipëri

This site is registered on wpml.org as a development site.