Rreth Nesh

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë joqeveritare, e themeluar në vitin 1995 dhe është një anëtare aktive e ombrellës së organizatës internacionale SOS Kinderdorf International, e cila përfshin 136 shoqata të pavarura në mbarë botën. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri angazhohet të sigurojë që të gjithë fëmijët në nevojë të kenë kujdes cilësor, si e drejta e tyre themelore. Falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë dhe lokalë, kompanive dhe individëve që angazhohen në misionin tonë, ne realizojmë premtimin, që çdo fëmijë të rritet në një familje të qëndrueshme dhe të dashur, si pjesë e një komuniteti që e mbështet. – homepage

Ne besojmë që asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm dhe çdo fëmijë duhet të rritet në një familje të qëndrueshme dhe të dashur, si pjesë e një komuniteti që e mbështet. Kjo iu jep mundësinë atyre që thjesht të jenë fëmijë. Kur fëmijët rriten “vetëm”, pa dashurinë dhe mbështetjen e prindit apo një kujdesdhënësi tjetër të qëndrueshëm, ata përballen me rrezikun për të qenë të diskriminuar, të neglizhuar, të abuzuar dhe për t’u braktisur. Ata janë më të prirur që t’iu mohohen mundësitë për të mësuar dhe për të zhvilluar aftësi për jetën dhe kështu ata e kanë më të vështirë të bëhen anëtarë të denjë të shoqërisë.

Por, ne mund ta ndryshojmë këtë situatë.

Fëmijët që rriten në një familje të qëndrueshme dhe të dashur, me një komunitet që i mbështet kanë më tepër shanse për të arritur potencialin e tyre të plotë dhe të jetojnë një jetë të pavarur. Ata i zhvillojnë më mirë aftësitë jetësore bazë si komunikimi, bashkëpunimi, zgjidhja e problemeve dhe vendosja e objektivave personalë. Ata ndërtojnë gjithashtu vetëbesim, vendosmëri dhe qëndrueshmëri. Kujdesdhënësit e tyre sigurohen që ata të ndjekin shkollën dhe të kenë akses në kujdesin shëndetësor përkatës. Fëmijët janë gjithashtu më të aftë të krijojnë rrjetin e tyre shoqëror i cili mund të jetë burim mbështetjeje në jetën e përditshme. Si përfundim ata kanë marrëdhënie të shëndetshme, gjejnë një punë të denjë dhe e ndryshojnë komunitetin për mirë.

Puna jonë udhëhiqet nga tre kuadre shumë të rëndësishme ndërkombëtare, që lidhen drejtpërdrejt me fëmijët:

1. Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës (UNCRC), adoptuar në vitin 1989, paraqet të drejtat të cilat u përkasin fëmijëve në çdo aspekt të jetës së tyre. Ajo pohon se një familje e dashur dhe mbrojtëse është thelbësore për zhvillimin e fëmijës. Pothuajse çdo shtet në botë, përfshirë Shqipërinë, e ka nënshkruar këtë konventë.

2. Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara mbi Kujdesin Alternativ,adoptuar në 2009, ofron një kuadër për të bërë të mundur që qeveritë të mund të plotësojnë të drejtën e fëmijës për kujdes cilësor në familjet e origjinës dhe në kujdes alternativ. Parimet e tyre thonë që kujdesi alternativ duhet të jetë edhe i nevojshëm, edhe i përshtatshëm dhe theksohet gjithashtu që fëmijët kanë nevojë për një atashim të vazhdueshëm e të sigurt me një kujdesdhënës. Udhëzimet gjithashtu vënë theksin tek rëndësia e promovimit të kujdesit prindëror dhe parandalimin e ndarjes së familjes.

3. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së,janë një tjetër kuadër i rëndësishëm i punës sonë. Të adoptuara në vitin 2015 dhe të vlefshme deri në vitin 2030, ato shoqërohen me një thirrje “për të mos neglizhuar askënd”. Puna jonë e përditshme kontribuon në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, me një fokus të veçantë në target grupin tonë, që përfshin:

  • përmirësimin e sistemeve kombëtare të mbrojtjes sociale
  • luftën ndaj pabarazive
  • promovimin e aksesit në një edukim cilësor
  • fuqizimin e punësimit të të rinjve
  • dhënien fund të dhunës ndaj fëmijëve

Ne kemi një përvojë të pasur bazuar në katër parime në kujdesin ndaj fëmijëve. Me këto parime si themel, njerëzit në mbarë botën sjellin ndryshim pozitiv dhe sigurojnë që edhe më shumë fëmijë të rriten në një shtëpi të dashur. Në kontekstin e sotshëm këto katër parime kanë evoluar si vijon:

parimet

Ne sjellim vazhdimisht risi në punën tonë me fëmijët dhe u përgjigjemi realiteteve të ndryshme të komuniteteve lokale dhe të secilit fëmijë.

ANGAZHIMI: Ne i mbajmë premtimet

Ne ndërmarrim angazhime afatgjatë për fëmijët e komunitetet e tyre dhe ofrojmë shërbime cilësore të cilat i ndihmojnë ata të kenë sukses në jetë.

BESIMI: Ne besojmë tek njëri-tjetri

Ne punojmë me të gjithë aktorët me shpirtin e grupit, duke dhënë e duke marrë besim për arritjen e misionit tonë.

PËRGJEGJSHMËRIA: Ne jemi partnerë të besueshëm

Ne jemi të përgjegjshëm ndaj fëmijëve, komuniteteve, partnerëve dhe donatorëve. Përgjegjësia jonë më e madhe është të ofrojmë kujdes cilësor

vlerat

NE KRIJOJMË NJË MJEDIS TË SIGURT PËR FËMIJËT NË TË GJITHA PROGRAMET TONA

Zotohemi për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë fëmijët në programettona gjatë gjithë kohës, duke zbatuar masat për mbrojtjen dhe procedurat në përputhje me politikën tonë të mbrojtjes së fëmijës, standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. Gjithashtu ngulim këmbë që edhe partnerët tanë të bëjnë të njëjtën gjë.

Ne i dëgjojmë fëmijët që të kuptojmë se ç’do të thotë siguri e fëmijës dhe mjedis i sigurt për ta në jetën e tyre të përditshme me familjet, moshatarët, kujdesdhënësit dhe komunitetet e tyre. Ne i marrim seriozisht këndvështrimet e fëmijëve dhe marrim parasysh inputet e tyre kur planifikojmë dhe zbatojmë masat për mbrojtjen e fëmijëve.

Ne përgatisim masa për parandalim dhe ndërgjegjësim që t’u japim fëmijëve, prindërve,
kujdestarëve, edukatorëve, familjeve të origjinës dhe anëtarëve të komunitetit njohurinë dhe aftësitë e nevojshme për t’i mbrojtur fëmijët nga situatat e rrezikshme, të dhunshme dhe abuzive.

Ne kryejmë rregullisht audite të brendshme dhe të jashtme për mbrojtjen e fëmijës, në përputhje me standardet ndërkombëtare të pranuara, sië promovohen dhe kontrollohen nga “Keeping Children Safe”.
Ne përcaktojmë pritshmëri dhe përgjegjësi të qarta për mbrojtjen raportimi dhe sinjalizimi të cilat bëjnë të mundur që fëmijët, stafi dhe aktorë të tjerë të ngrenë shqetësimet dhe ankesat e tyre.

Reagojmë me shpejtësi dhe efikasitet përmes procedurave të përcaktuara qartë. Kjo përfshin raportimin pranë autoriteteve përgjegjëse kurdoherë që të jetë e përshtatshme. Ne ofrojmë
mbështetje dhe këshillim për fëmijët e prekur sipas nevojave të tyre.

Gjithashtu, brenda komuniteteve ne bëjmë advokaci që neglizhimi dhe abuzimi të njihen si të papranueshme. Po ashtu, fuqizojmë sistemet ekzistuese të mbrojtjes së fëmijës të
mbështetura në komunitet për grupin e synuar.

vlerat