NE FOKUSOHEMI TE FËMIJËT PA KUJDESIN E DUHUR PRINDËROR

EFEKTI I KUJDESIT

Çelësi është kujdesi cilësor dhe të investosh në të ka efekte të shumëfishta pasi fëmijët marrin një kujdes të pasur, lulëzojnë e realizojnë potencialin e tyre të plotë nga brezi në brez. E gjitha fillon duke siguruar që fëmijët të kenë kujdesin cilësor të një prindi apo kujdesdhënësi tjetër prej një moshe fare të vogël deri kur të jenë gati të fillojnë një karrierë. Kujdesi për fëmijët e bën botën një vend më të mirë. Ky është efekti i kujdesit.

 

Premtimi për Kujdes i SOS tregon angazhimin tonë për kujdes cilësor për çdo fëmijë në programet tona. Është një premtim të cilin ne e jetojmë çdo ditë sepse dëshira për të pasur cilësi nuk ka fund. Ne kërkojmë vazhdimisht të përmirësohemi dhe të mësojmë nga përvoja, nga partnerët tanë, por edhe nga vetë fëmijët.

Kujdesi Alternativ

Kur është në interesin më të lartë të fëmijës e në marrëveshje me autoritetet përkatëse, ne ofrojmë

kujdesin alternativ. Kemi 25 vite eksperiencë në ofrimin e kujdesit alternativ i cili bazohet në modelin

e kujdesit si familje të cilin e quajmë kujdesi i familjes SOS dhe në forma të tjera alternative si familja

kujdestare e grupe të vogla shtëpish.  Për të gjetur alternativën më të mirë të kujdesit për secilin fëmijë, sjellim vazhdimisht risi e përmirësojmë punën tonë me familjet SOS dhe përdorim përvojën e aftësitë që kemi për të eksploruar zgjidhjet e duhura të kujdesit bashkë me partnerët tanë. Nëse është në interesin më të lartë të fëmijës të kthehet në familjen e origjinës, ne e mbështesim dhe e përcjellim me kujdes këtë proces. Asnjë organizatë tjetër nuk e ka përvojën tonë të thellë në ofrimin e kujdesit alternativ e kjo përvojë frymëzon punën tonë me fuqizimin e familjes dhe advokacinë. Integrimi i SOS çifteve / prindërve është një tjetër hap në përsosjen e modelit të përkujdesjes familjare të ofruar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri. Duke diversifikuar profilin e kujdesdhënësve (çifte SOS), SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri do të shkojë drejt një modeli të familjes me dy prindër i cili mund të ofrojë dhe plotësojë më mirë nevojat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore në një mjedis familjar.

 

Ne bëjmë çdo përpjekje të gjejmë një zgjidhje ku motrat dhe vëllezërit të mund të rriten bashkë dhe marrim parasysh faktorë si mosha, gjinia, besimi, nevojat e veçanta, gjendja shëndetësore, vendndodhja gjeografike dhe kohëzgjatje e pritshme e vendosjes në kujdes.

 

Ndërkohë që një fëmijë është në kujdes alternativ, ne inkurajojmë që të mbahen lidhje të forta midis tij dhe familjes së origjinës për aq kohë sa mirëqenia e fëmijës nuk cenohet. Vendosjen në kujdes, ne e rishikojmë rregullisht duke eksploruar të gjitha mundësitë e kujdesit bazuar në interesin më të lartë të fëmijës. Këtu përfshihet mbështetje dhe udhëzime për riintegrimin me familjen e origjinës nëse kjo është e përshtatshme.

 

Në kujdesin alternativ, ne fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë në aspekte të ndryshme të zhvillimit të tyre individual, në mënyrë që të munden të fitojnë vetëbesim dhe të bëhen anëtarë kontribues të shoqërisë. Ky proces fillon duke i kushtuar një vëmendje të veçantë zhvillimit të fëmijërisë së hershme dhe përfundon me mbështetje cilësore pas kujdesit.

 

Kurdo që nevojitet, ne ofrojmë kujdes familjar SOS, ku fëmijët që kanë nevojë për kujdes afatgjatë, mund të rriten në një ambient si familje. Familjet SOS jetojnë gjithmonë pranë njëra-tjetrës në mënyrë që të krijojnë një rrjet mbështetës të përbashkët.

 

Kujdesi Alternativ në SOS Fshatin e Fëmijëve Shqipëri zbaton një përqasje sistemike multi-disiplinare i cili përfshin jo vetëm ofrimin e shërbimeve bazë por edhe një parandalim efikas dhe sistematik në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e sistemeve të duhura të mbështetjes komunitare për target grupin tonë. Për fëmijët që janë nën kujdesin alternativ, mbështetja jonë fillon nga çasti i pranimit dhe zgjat derisa ata dalin nga kujdesi.

Programet tona janë si më poshtë:

 

  1. Kujdesi familjar me përkujdesje nga 11 nëna SOS dhe dy çifte prindërish SOS në SOS Fshatin e Fëmijëve Tiranë)

 

Kujdesi si familje ofrohet në SOS Familje.  E gjithë puna e SOS Fshatit të Fëmijëve është e përqendruar në një qëllim final. Ky qëllim është, që fëmijët/të rinjtë të cilët na janë besuar neve të jenë të aftë të jetojnë të pavarur. Që në momentin e pranimit të një fëmije pranë SOS Fshatit të Fëmijëve dhe deri në momentin e shkëputjes prej tij, puna e të gjithë bashkëpunëtorëve të SOS Fshatit të Fëmijëve konsiston në arritjen e këtij qëllimi.

 

SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri ofron kujdes altnativ Kujdesin si Familje  për fëmijët / të rinjtë (të moshës 3- 18 vjeç) të cilët kanë humbur kujdesin prindëror dhe kanë nevojë për një mjedis familjar afatgjatë. SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri ofron kujdes si familje duke përdorur konceptet profesionale dhe standarte cilësore përkujdesjeje dhe sigurojnë vazhdimësi të kujdesit edhe në fazat e tjera. Kujdesi si familje sigurohet me qëllimin për të zhvilluar aftësitë jetësore, fuqizuar aspektin edukativ dhe emocional për të ndërmarrë gradualisht përgjegjësitë në një mjedis të dashur familjar nga të rinjtë tanë.

 

Në zemër të modelit të përkujdesjes për fëmijën në SOS familje është marrëdhënia e qëndrueshme dhe e përhershme midis SOS prindit dhe fëmijës që i është besuar asaj në përkujdesje. Duke ndarë jetën e saj/tyre dhe emocionet me fëmijët, SOS Prindi ndërton një familje të dashur ku plagët emocionale mund të shërohen dhe konfidenca të ndërtohet

Kujdesi me Bazë Familje

Kur fëmijët tanë arrijnë një moshë të caktuar (ata mund të lëvizin në fazën e dytë të kujdesit në moshën 15 – 16 vjeç) bazuar në nevojat e tyre individuale, ata transferohen nga SOS Fshati i Fëmijëve, Tiranë në Komunitetet Rinore nëse i riu/e reja dëshiron dhe është në interesin më të lartë të tij. Ka edhe raste kur të rinjtë tanë qëndrojnë gjithë kohën e adoleshencës në shtëpitë familje dhe ne respektojmë vendimin, dëshirën e tyre.

 

2 Komunitetet rinore te vendosura ne Tiranë janë programe për të rinjtë, ku të rinjtë mbështeten me arsim, kurse profesionale, trajnime të ndryshme, strehim, programe për fillimin e menaxhimit të një biznesi dhe ndjekjes në pavarësi.

 

Objektivi kryesor i kujdesit rinor është për të mbështetur të rinjtë dhe familjet në mënyrë që çdo I ri/re të zhvillojë të plotë potencialet e tij/saj brenda nje mjedisi të dashur familjar dhe se ai/ajo është në gjendje që të bëhet një anëtar i pavarur dhe kontribues në shoqëri.

 

Faza përfundimtare për arritjen e këtij synimi është edhe periudha e Programeve të Paskujdesit për Jetën e Pavarur (Gjysmë-Pavarësia), si forma kryesore e kujdesit për periudhën mbasi kujdesi formal ka përfunduar. Të rinjtë mund të hyjnë në këtë fazë kur ata arrijnë moshën 19 – 20 vjeç dhe zakonisht kjo faze ka një kohëzgjatje prej 3 vjet pas së cilës çdo i ri vazhdon jetën e tij/ saj plotësisht i/e pavarur.

Të rinjtë mbështeten edhe me programet e duhura të paskujdesit sipas çdo rasti të veçantë dhe nevojave që të rinjtë mund të paraqesin.

 

Për tu bërë i pavarur ndër të tjera nënkupton të kesh një punë me të ardhura të mjaftueshme dhe të gjesh një shtëpi tënden e të jesh I aftë për ta administruar atë.