Karriera

“Nëse duam që fëmijët të zhvillohen në një sens pozitiv, ne kemi nevojë për njerëz që janë të gatshëm të pranojnë diversitetin në kulturë, fe dhe mendim, të pranojnë njerëzit e tjerë ashtu siç janë dhe t’i lejojnë ata të rriten.”
Helmut Kutin – President Nderi, SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtare

Organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri mbështetet në angazhimin, besnikerinë dhe përkushtimin afatgjatë të punonjësve të saj. Ajo e shikon çdo punonjës si një individ unik dhe si partner në zbatimin e misionit të saj.
Një nga vlerat themelore të organizatës sonë është se ajo vlerëson, kujdeset dhe respekton çdo individ. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqiëeri, bën çdo përpjekje për të tërhequr, zhvilluar dhe patur një staf sa më profesional, të përkushtuar dhe të motivuar, sepse ata janë edhe çelesi i suksesit të saj.
Investimi i vazhdueshëm në zhvillimin e punonjësve, është ndoshta kontributi më i madh afatgjatë që ne mund të bëjmë në ndertimin e një organizate të fortë dhe te efektshme.

Jeni i/e interesuar të punësoheni pranë SOS Fshatrat e Fëmiëjve Shqipëri? Ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin e vendosur në njoftimin për punë:
[email protected]