NE NXISIM FUQIZIMIN E FAMILJES DHE FORCËN E PARANDALIMIT DHE SIGUROJMË MUNDËSINË MË TË MIRË TË KUJDESIT TË FËMIJËS

 

Është në interesin më të lartë të fëmijës të qëndrojë me familjen e origjinës për sa kohë që familja i jep kujdesin e nevojshëm. Familja e origjinës është vendi më i mirë ku mund të rritet fëmija. Në partneritet me organizatat komunitare e qeverinë, ne punojmë për të fuqizuar familjet vulnerabël për të parandaluar përçarjen e tyre dhe ndarjen e fëmijëve nga këto familje.  Për fuqizimin e familjes, ne punojmë gjithashtu me kujdesin fisnor ku fëmijët mbështeten të jetojnë me të afërmit e tyre.

 

Ne mbështesim familjet vulnerabël të qëndrojnë bashkë përmes shërbimeve tona të fuqizimit të familjes. Ne mbështesim autoritetet në procesin e vlerësimit dhe vendimmarrjes. Kur është e nevojshme, hyjmë në partneritet me shtetin e aktorët e tjerë për të siguruar qasje në kujdesin shëndetësor bazë e në një edukim cilësor për të mbështetur që fëmijët dhe familjet të bëhen autonome.

 

Situatat emergjente humanitare çojnë në ndarjen e familjes dhe humbjen e sigurisë e të mjeteve të jetesës.Ne mbështesim në mënyrë active ribashkimin e familjes, dhe i asistojmë ata të tejkalojnë traumën e të rindërtojnë jetët e tyre. Për fëmijët që nuk mund ta arrijnë këtë ribashkim, ne punojmë me autoritetet përkatëse për të gjetur një vendosje të përshtatshme në kujdes.

 

Ne nxisim pjesëmarrjen aktive sipas moshës, të fëmijës dhe të familjes. Kjo bëhet në mënyrë të tillë që fëmija të mos ekspozohet ndaj rrezikut apo t’i shkaktohet më tepër traumë. Gjatë gjithë procesit të zhvillimit të fëmijës dhe familjes, ne mbështetemi në aftësitë, pikat e forta dhe njohurive të secilit fëmijë, të rinjve dhe të familjes në tërësi. Në fuqizimin e familjes, ne i fuqizojmë familjet që të fitojnë vetëbesim, në mënyrë që kur të lënë programin të jenë në gjendje të mbrojnë dhe të kujdesen me efikasitet për fëmijët e tyre.

 

 

Programi i Fuqizimit të Familjes në Shqipëri punon në tre drejtime kryesore nëpërmmjet ofrimit të një paketë shërbimesh:

  • Akses të fëmijëve në shërbimet thelbësore;
  • Mbështetje e familjeve për të ndërtuar kapacitetet e tyre në drejtim të mbrojtjes dhe kujdesit të fëmijëve;
  • Fuqizimi i sistemeve mbështetëse për fëmijët dhe familjet vulnerabël në komunitetet ku ato jetojnë.

 

 

Të gjitha Projektet e Fuqizimit të Familjes implementohen në bashkëpunim me aktorë të tjerë interesi (qeveria, ofrues shërbimesh, partnerë, vullnetarë etj) në mënyrë që të adresojnë sa më mire problemet komplekse dhe shumë-dimensionale të fëmijëve në risk për të humbur kujdesin prindëror si dhe për të arritur një impakt më të madh në jetën e familjeve të tyre.

 

Rezultatet e ndërhyrjeve të Fuqizimit të Familjes me familjet janë kryesisht të dukshme në dy nivele:

 

Niveli Social: rritje e vetbesimit të prindërve për të gjetur zgjidhjen e problemeve të tyre, aftësi të rritura të kujdestarëve për të ofruar kujdes të përshtatshëm kundrejt fëmijëve të tyre, aftësi të rritura profesionale për të gjetur dhe mbajtur një punë, kuptueshmëri më të larta në lidhje me të drejtat e tyre dhe rrjetin e shërbimeve në komunitet;

 

Niveli Ekonomik: aftësi të rritura për menaxhimin e duhur të buxhetit familjar, rritje të nivelit të të ardhurave në familje si rezultat i kurseve profesionale dhe aftësive sociale, si dhe aktivitetet e rritjes së të ardhurave etj. Mesatarisht 91% e familjeve që dalin nga programi janë të pavarura, gjë që tregon se programi është një partner I besueshëm dhe i përkushtuar kundrejt familjeve.

 

 

Ku mbështesim ne?

Programi i Fuqizimit të Familjes në Shqipëri ka filluar funksionimin e tij që prej vitit 2005 dhe aktualisht operon në dy lokacione kryesore: Tiranë dhe Shkodër.

 

Në Tiranë që prej 2005 dhe 2007, operojnë 2 projekte të Fuqizmit të Familjes. Aktualisht në këto projekte ofrojnë shërbime parandaluese dhe mbështetëse për fëmijë, të rinj dhe familje te cilat vijne nga target grupet më në nëvojë pranë Njësive Administrative të Tiranës.

 

Në Shkodër shërbimet parandaluese komunitare janë ofruar që prej vitit 2008, duke mbështetur çdo vit për fëmijë, të rinj dhe familje te cilat vijne nga target grupet më në nëvojë pranë Njësive Administrative të Shkodrës.

 

Programi i Fuqizimit të Familjes vazhdimisht mbështet fëmijë, të rinj dhe familje në risk duke ofruar shërbime të diversifikuara në përputhje me nevojat e tyre. Programi i Fuqizimit të Familjes ka një përqasje holistike në punën me rastet duke implementuar Menaxhimin e Rastit. Disa nga shërbimet mbështetëse janë të tilla si:

  • Mbështetja psikologjike
  • Mbështetja edukative
  • Terapi të foluri
  • Shërbime për përmirësimin e aspektit mjekësor
  • Shërbime të fuqizimit ekonomik
  • Përmirësimi I kushteve të jetesës.

 

Shërbime të tjera që lidhen kryesisht më rritjen e aftësive prindërore në drejtim të mbrojtjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve, si dhe në drejtim të zhvillimit të aftësive profesionale janë ofruar përgjatë gjithë viteve. Mund të përmendim këtu:

 

  • Trajnime/ seminare/ aktivitete sociale dhe rekreative me prindërit,
  • Mbështetje dhe ndërmjetësim për punësim,
  • Mbështetje dhe orientim për kurse profesionale.
  • Rritja e kapaciteteve prindërore ndërtohet nëpërmjet programeve të certifikuara si: Kujdestarë të Fortë-Fëmijë të Fortë, SFP, Këshillimi për punësim etj.
  • Klubet e prindërimit dhe ato të vetmbështetjes funksionojnë rregullisht duke influencuar në fuqizimin e rrjetit sovia të pjesmarrësve tanë në program.