PUNOJMË ME PARTNERË PËR SHËRBIMET MBËSHTETËSE DHE BËJMË ADVOKACI PËR KUJDES CILËSOR

Ne u bëjmë thirrje qeverive dhe komuniteteve që të përmbushin angazhimet e tyre për fëmijët pa prindër ose në rrezik për të humbur kujdesin prindëror dhe ne i ndihmojmë ata në përpjekjet e tyre. Kjo punë udhëhiqet nga Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për Kujdesin Alternativ të Fëmijëve dhe është në kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës.   Ne advokojmë për masa për parandalimin e humbjes së kujdesit prindëror. Ne gjithashtu mbështesin zhvillimin e implementimin e standardeve cilësore të kujdesit alternativ dhe kërkojmë monitorim të vazhdueshëm të këtyre standardeve. Kjo përfshin mbështetjen e duhur për të mbajtur mbyllur dyert e institucioneve, për riintegrimin, zhvillimin e fuqisë punëtore dhe procesin e daljes nga kujdesi. Në advokacinë tonë, ne bazohemi në përvojën e fituar gjatë punës sonë me kujdesin alternativ dhe fuqizimin e familjes.

 

Që prej 1995-ës SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri ka qënë aktive në fushën e mbrojtjes sociale përmes ofrimit të shërbimeve sociale direkte të një cilësie të lartë për fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror dhe shërbimeve me bazë komunitare për familjet në rrezik.  SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri punon në partneritet me aktorët, organet shtetërore, partnerët kyç, organizatat kryesore dhe ofruesit e shërbimeve në fushën e mbrojtjes sociale dhe fëmijëve në nevojë

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke marrë pjesë në mënyrë aktive në krijimin e politikave publike, advokon për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në rrezik social dhe ndjek Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për Kudjesin Alternativ dhe Standardet e Kujdesit për Fëmijët pa kujdes prindëror

Bazuar në strategjinë advokuese 2018 – 2020, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri po zbaton fushatën “Advoko Tani” e cila ka 2 prioritete kryesore:

  1. Shërbime Paskujdesi për të rinjtë pa kujdes prindëror (Advokasi për ndryshimin e Ligjit për Statusin e Jetimit)
  2. Lobim për politikat dhe procedurat e riintegrimit me familjen e origjinës për fëmijët/të rinjtë në kujdes alternativ