Rreth Nesh

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë joqeveritare, e cila u themelua në vitin 1995 dhe angazhohet të sigurojë që të gjithë fëmijët në nevojë të kenë kujdes cilësor, si e drejta e tyre themelore. Falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë dhe lokalë, kompanive dhe individëve që angazhohen në misionin tonë, ne realizojmë premtimin, që çdo fëmijë të rritet në një familje të qëndrueshme dhe të dashur, si pjesë e një komuniteti që e mbështet.

ZGJIDHJET E KUJDESIT

SOS Fshatrat e Fëmijëve ofron një sërë shërbimesh plotësuese të cilat u përgjigjen si nevojave të tyre për kujdes ashtu edhe shkaqeve fillestare të situatës së tyre. Zgjidhjet tona janë gjithmonë në linjë me:

  • interesin më të lartë të çdo fëmije
  • nevojat e komunitetit lokal të cilat plotësohen nëpërmjet programeve të drejtuara në nivel local
  • kuadrin ndërkombëtar i cili udhëheq punën tone
  • përvojën dhe ekspertizën e organizatës sonë
  • Prandaj, zgjidhjet tona të kujdesit përfshijnë kujdesin alternativ, fuqizimin e familjes dhe advokacinë e partneritetin për kujdes cilësor

PROGRAMET TONA

Kujdesi Alternativ

Ne udhëhiqemi nga misioni ynë: të ndërtojmë familje për fëmijët në nevojë, t’i ndihmojmë ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre e të bashkohen …

Fuqizimi i Familjes

Është në interesin më të lartë të fëmijës të qëndrojë me familjen e origjinës për sa kohë që familja ofron kujdesin e nevojshëm…

Advokaci dhe Partneritet për Kujdes Cilësor

Në SOS Fshatrat e Fëmijëve, advokimi ndërmerr aksione për të përmirësuar politikat dhe praktikat për mirëqenien e fëmijëve …

Partnerët tanë

Na Kontaktoni





Adresa:Rruga Qemal Stafa, P 1, Ap.15, Kati IV
Email:[email protected]
Telefon:+355 44 536 901